Celebrities Gossip Showbiz

Eni Koçi mbështet protestën kundra ‘Ballkanit të hapur’: “Krenare!”

Eni Koçi është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar, e cila ka realizuar disa këngë që janë kthyer në hite muzikore. Ajo iu largua botës së muzikës për pak kohë për t’iu përkushtuar studimeve. Megjithatë, së fundmi këngëtarja ka lajmëruar se do të rikthehet së shpejti me projekte të reja muzikore, pasi tanimë që ka përfunduar studimet mund të publikojë këngë të reja.

Bukuroshja jo rrallëherë sensibilizohet dhe reagon me çfarë ndodh në vendin tonë, por së fundmi një aktualitet shumë i rëndësishëm lidhur me protestën kundra “Ballkanit të hapur” e ka bërë atë të reagojë me anë të një postimi në rrjete sociale.

Krenare. Kundra “Ballkanit të hapur”. Jam e lumtur që sot e gjithë Shqipëria i thotë JO këtij projekti. Sot, i gjithë populli shqiptar po refuzon masivisht këtë projekt. Serbia dhe të tilla marrëveshjesh, nuk do të pranohen kurrë nga ne.

Nëse po pyesnit veten se kur më në fund do të kemi mundësinë të dëgjojmë bukuroshen pasi prej shumë kohësh i ka munguar tregut muzikor, vetë ajo na ka zbuluar se do të sjellë shumë surpriza për ndjekësit e saj. Me anë të një bisede online në Instastory, kur është pyetur se kur do të sjellë ndonjë këngë të re, Eni ka treguar se nuk do të sjellë vetëm një, por plot tre këngë të reja. Dhe për një prej tyre do të na duhet të presim shumë pak.

Edhe pse nuk ka qenë aktive në muzikë, Eni herë pas here përpiqet t’i mbajë ndjekësit e saj të informuar me postime nga jeta e saj private ku shpesh publikon edhe me partnerin e saj, këngëtarin e njohur Genc Prelvukaj.