Celebrities Gossip Showbiz

Eni Tare është i eleminuari i rradhës nga shtëpia e “Big Brother Vip 2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Publiku ka vendosur se mes Teas, Kristit, Oltës dhe Enit, të largojnë përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri Enin. Kështu, Eni heq dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka ardhur ditën e sotme një zarf i zi teksa përmbajtja e tij i përket Oltës dhe banorit më të ri, Xhonatanit. Me hyrjen e tij Xhoni ka zgjedhur t’i jap informacione Oltës se si ajo duket nga jashtë. Xhonatani ka thyer një nga rregullat më kryesore të banorëve të rinj që bëhen pjesë në një pikë të caktuar të lojës.