Celebrities Gossip Showbiz

Eni Vasili publikon momentin më të bukur të jetës së saj gjatë trasmetimit

Shtatëzënia nuk e ka ndaluar moderatoren, Eni Vasilin që të jetë në trasmetim maratonë me rastin e zgjedhjeve 2021.

Eni Vasili është një nga gazetaret më të njohura të ekranit tonë, e cila moderon programin ‘Open’. Kujtojmë se Eni është në pritje të ëmbël dhe duket se trasmetimi maratonë në këtë rast zgjedhjesh e ka gjetur me një super frymëzim.

Gazetarja ka ndarë një kafe me ndjekësit dhe në sipërfaqe shkruhej një dedikim i veçantë: Jemi në trasmetim, Sofi dhe Nikol e shoqëruar me dy zemra.

Eni është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj ku nuk kan munguar informatat rreth pritjes së të voglave të saj.

Ajo pak kohë më parë zbuloi se kishte zgjedhur dhe emrat për vajzat binjake. Sofi dhe Nikol pritet të vijnë në jetë së shpejti.

Nuk duhet lënë pa përmendur edhe fakti se moderatorja arriti ta mbante shtatëzëninë të fshehur edhe në ekran.