Celebrities Showbiz

Eno Popi rrëfehet për dashurinë e tij të parë!

Nuk ishte një takim i zakonshëm ky i Eno Popit, mëngjesin e sotëm në “Wake Up” me Orin dhe Islin. Ju mund të mendoni se ai u rikthye në këtë program për të hapur kutinë e kujtimeve që ka në “Wake Up”, por në fakt ishte diçka krejt tjetër.

Sot në pjesën e fundit të emisionit të mëngjesit, Eno foli për dashurinë e tij të parë, radion. Teksa jemi në prag të 23 vjetorit të Top Albania Radios, disa nga folësit dhe gazetarët e saj ishin të ftuar në “Wake Up” duke na zbuluar copëza të rrugëtimit të tyre në TAR. Sa i përket Enos, i cili e ka nisur karrierën radiofonike si gazetar i departamentit të informacionit, ai thotë se radio është e pazëvendësueshme.

Ndodh që marrëdhënia me Top Albania Radion është një marrëdhënie dashurie e jona dhe e dëgjuesve. Një marrëdhënie dashurie pastaj mund të ketë uljet dhe ngritjet e veta por është gjithmonë një gjë që ngelet dhe ti i rikthehesh. Një pjesë e mirë e vendeve të rëndësishme kanë një raport të veçantë me radion, të pangatërrueshme. Kushdo që vjen në Top Albania Radio, do të lundrojë gjatë në ujrat e saj.