14 shkurti padyshim që është dita më e rëndësishme e radios, pasi sot TAR mbush plot 24 vjeç. E në këtë rrugëtim kaq të gjatë nuk mund të mungonin ata që përgjatë viteve kanë dhënë kaq shumë për ta bërë Top Albania Radio atë që është sot, jo vetëm radio më e mirë, por edhe një familje e madhe e vërtetë.
Ndër to padyshim ka qenë dhe Eno Popi, një figurë shumë e dashur si televizive ashtu dhe radiofonike. Eno ka rrëfyer më shumë për eksperiencën e tij në TAR dhe ka veçuar emisionin e preferuar që ka prezantuar në TAR.
Para disa ditësh, kur gjej ca paradite bosh, shyqyr që mundësia sot është për ta dëgjuar kudo, e kapa veten duke rikujtuar nga koha e Dj Aldos. Eksperienca më e bukur që do e veçoja padiskutim është ‘Live from Tirana’ që ka qenë pikënisja e ‘Wake Up’, ka qenë një program më kompleks, kemi bërë gazetari, jemi kënaqur, kemi intervistuar njerëz të rëndësishëm. E kujtoj si një prej gjërave më të rëndësishme të periudhes së të bërit radio.