Celebrities Live From Tirana

Enton Abilekaj: “Të shkosh në Angli e të thuash jam shqiptar të marrin për terrorist…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth parasë nëse të bën të lumtur apo jo ishte i ftuar në studio Enton Abilekaj. A është paraja një mjet i rëndësishëm dhe sa ndikon në lumturinë tonë? Për më shumë na flet vetë gazetari i njohur:

Paraja është një mjet i rëndësishëm. Një gjë që e arrin vetë me mundim e shijon më shumë. Paraja niset, si domosdoshmëri pastaj si nevojë, komoditet e më pas si lakmi. Lakmia nuk ka kufi. Ka njerëz në botë që jetojnë se duhet të bëjnë para, nuk i duhet. Bursistët, financierët e mëdhenj e bëjnë paranë se është punë e tyre. Ka njerëz që nuk e kanë këtë si profesion por lakmi. Një punonjës në shtet në Shqipëri që ka në dorë tendera e bënë paranë për lakmi. Ka njerëz që paratë i duan për luks, për influencë politike, etj. 

Çdo njeri është amicioz dhe kërkon më shumë për veten por nuk mund të bëjë gjithçka. Marrëdhënia ime me lekun nuk është e mirë.(qesh) Më kujtohet që kur punoja në një gazetë pak më të vogël, një gazetë tjetër më thonte hajde dhe nuk pranoja sepse te gazeta e vogël kisha miqtë e mi më të mirë. Erdhi koha që shkova, por nga rrethanat jo nga lekët. Mbiemri im nuk ka lidhje me paratë, leka është një copëz emri, një rrënjë shqiprare. Unë ndihem krenar që e kam në mbiemër Lekën. Kam bërë edhe analizën e ADN dhe jam Ilir.

Tani nuk është më në modë të jesh shqiptar. Mua më pëlqen mos jem i modës. Të jesh krenar është momenti kur Shqipëria është duke ecur, por fatkeqësisht nuk po ndodh. Të jesh shqiptar është e vështirë në botë. Të shkosh në Angli e të thuash që jam shqiptar të marrin për terrorist, për kontrabandist hashashi. Paraja e lehtë është paraja e trafiqeve, e drogës, që është një model në Shqipëri dhe nuk e lufton njeri. Nëse shihni dikë në rrugë që ka një supër makinë të mirë, të fundit që ka dalë, me siguri është një njeri që e ka bërë paranë lehtë.