Celebrities Film & Tv

Episodi i parë i “Ëndërrjeterrësit”, cili është mëkati më i madh që mund të bënte dhe bëjë një gazetar në Top Channel?!

Mbrëmjen e kaluar ka nisur në Top Channel emisioni “Ëndërrjtjerrësit”. Personazhet më të dashur të ekranit, por edhe ata që qëndrojnë pas kamerave, rrëfehen për 20 vitet e televizionit më të madh në vend, që përmes lajmeve e programeve, ka folur për të gjithë, me gjuhën e së vërtetës dhe ngjyrat e argëtimit.

Në 13 episode do të ndërmarrim bashkë një rrugëtim përmes imazheve dhe kujtimeve. Do të kthehemi pas në kohë. Do shkojmë aty ku nisi, me ëndrrën e një njeriu që u bë dhe ëndrra e një grupi të rinjsh të pasionuar që asokohe se dinin se e kaluara e tyre do të bëhej realiteti dhe ardhmja e të gjithë shqiptarëve.

Mbrëmjen e kaluar disa nga personazhet që ndanë me publikun emocionet dhe ndjesitë e tyre të para të fillimit të Top Channel, ishin Alban Dudushi, Monika Stafa, Sonila Meço, Enkel Demi, Mentor Kikia dhe Genta Popa. Ata kanë treguar kujtime e të pathëna, ndërsa janë bërë publike pamje të patransmetuara kurrë më parë.

Nga edicioni i parë i lajmeve në Top Channel apo emisionet e para të transmetuara, publiku është njohur më shumë me prapaskenat apo çastet e krijimit të atij që u kthye në televizionin më të madh dhe ekranin e të gjithë shqiptarëve. Në episodin e parë zbuluam se cili është mëkati më i madh që mund të bënte dhe bëjë një gazetar në Top Channel.

Për herë të parë gjithashtu pamë sesi kanë qenë Olta Gixhari dhe Marina Vjollca në daljen e tyre të parë në ekran, kur konkurronin si velina të “Fiks Fare”. Ju sigurojmë se në 13 episodet do të keni çdo herë diçka për të zbuluar e për të parë për herë të parë. Sepse motivi në Top Channel edhe pas 20 vitesh mbetet po i njëjtë “Lajmi më parë kalon nga ne”…