Celebrities Gossip Showbiz

Epo bukuria ka vuajtje! Megi Pojani tregon vështirësitë që po kalon me…

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Tepër aktive në rrjete sociale, Megi sigurohet që të ndajë me ndjekësit e saj thuajse çdo moment të ditës së saj, duke nisur nga kujdesi për veten, rutinën e saj e shpesh dhe momente shumë ‘funny’. Thuajse gjithmonë, bukuroshja tregon se merret me palestër edhe pse jo në mënyrë të rregullt e vetëm pak më parë na ka zbuluar se ‘i është futur me kokë’ për të arritur sa më shpejt rezultate. Jo vetëm me ushtrime fizike, por dhe me mënyrën e shëndetshme të të ushqyerit që mesa duket nuk i pëlqen aspak dhe këtë nuk ngurron ta tregojë…

Po ha këtë kashtën me qumësht kokosi dhe ca bajame të pjekura, PO PËRPIQEM. 

Megi është siguruar që ta ruajë jetën e saj private gjithmonë dhe ta mbajë larg syve të publikut. Para pak kohësh u përfol për një foto që dukej se ‘nxorri zbuluar’ bukuroshen dhe mund të na ketë zbuluar diçka. Teksa kishte bërë një pauzë të shkurtër nga llogaria e saj në Instagram, para pak javësh ajo ndau disa foto me ne duke darkuar në një restorant. Deri këtu nuk ka asgjë, por një postim në Instagramin e futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi ku shfaqej në po të njëjtin vend ngriti mjaft dyshimet se mund të ketë një lidhje dashurie mes tyre.  Më pas, dyshja u shfaqën duke pushuar në të njëjtin vend dhe kjo duket se deri diku i vërtetoi spekulimet.

Megjithatë në publik, Megi ende vazhdon të shprehet se është ‘single’. Epo çdo gjë mbetet një dyshim derisa ta vërtetojnë vetë protagonistët.

Së fundmi, bukuroshja na zbukuron ekranin e televizorit me prezantimin e ‘Big Brother VIP Fan Club’ të dielën, ora 12:45 çdo javë vetëm në Top Channel.