Celebrities Gossip

Epo edhe Adele ka një histori të bukur në lidhje me takimet e saj romantike!

Së fundmi këngëtarja bukuroshe Adele ka folur në lidhje me jetën e saj sentimentale. Por jo në lidhje me zhvillimet e reja dhe për marrëdhënien që ajo ka me Rich Paul por për një tjetër temë. Gjatë një interviste me Zane Lowe për ‘Apple Music’, këngëtarja e hitit të njohur “Easy on Me” ka treguar se si ishte për të që të kishte një takim romantik që pas divorcit të saj nga ish-bashkëshorti i saj Simon Konecki.

Nuk kam qenë kurrë kaq e njohur dhe beqare. Kështu që unë kam qenë me dikë gjatë moshës 19 vjeç dhe më pas isha në studio. Nuk isha me askënd, por isha në studio duke shkruar se për kë bëhej fjalë në atë album. Dhe pastaj menjëherë pas moshës 21 vjeç u takova me Simon. Thjesht nuk e kam përjetuar kurrë takimin e parë si e rritur edhe pse të gjithë e dinin se kush isha dhe që nuk doja të dilja me askënd.

Uploaded image

Lowe e pyeti Adele nëse miqtë e saj i rekomanduan të përdorte aplikacione takimesh, por arriti të kuptonte që nuk mund ta bënte këtë duke pasur parasysh edhe famën e saj. Bukuroshja ka treguar gjthashtu edehe faktin se gjatë periudhës që ajo u zhvendos në Los Angeles sa herë që dikush mundohej që të flirtonte me të ajo i përgjigjej duke thënë se:

Jo, nuk dua të dal me ty, jam e martuar.

Adele theksoi se ishte shumë mirënjohëse që nuk i është dashur që të dilte në takime romantike kur ka qenë 25 vjeç. Epo, tani asaj nuk do t’i duhet më që të jetë në kërkim të një dashurie të re sepse ajo është në një lidhje me agjentin sportiv Rich Paul.

Rikujtojmë se në një intervistë të bërë së fundmi, Adele e ka përshkruar marrëdhënien e saj me Paul-in si më të pabesueshmen në të cilën ajo ka qenë ndonjëherë.Pavarësisht se Adele dhe Paul janë të lidhur së bashku që prej verës së kaluar, ata njihen me njëri-tjetrin edhe më parë. Me sa duket, ata nuk u dashuruan me shikim të parë pasi u takuan për herë të parë në pistën e vallëzimit, në festën e ditëlindjes së një miku të tyre të përbashkët disa vite më parë. Por gjithçka ndryshoi dhe filluan shkëndijat e para pasi ata edhe e konfirmuan pak muaj më parë.