Celebrities Gossip

Epo fejesa e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly paska qenë menduar kohë më parë, mirë dhe bukur e gjitha me detaje!

Fejesa e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly nuk paska qenë aspak surprizë për miqtë e tyre. Një burim i afërt me çiftin e sapo fejuar thotë për PEOPLE se “askush nuk u befasua” kur Machine Gun Kelly, i bëri pyetjen e famshme Fox, javën e kaluar gjatë një pushimi në Puerto Rico.

Ata kishin folur për këtë për një kohë shumë të gjatë në lidhje me fejsën. Për ata të dy, ishte një situatë dashurie me shikim të parë. Ata kalojnë çdo sekondë zgjimi së bashku. Ata janë gjithmonë bashkë për ngjarjet profesionale dhe personale të njëri-tjetrit. Ajo pëlqen që të jetë gjithmonë pranë tij. Të gjithë miqtë dhe kolegët e tij e dinë se nëse do të shkojnë diku, nëntë nga dhjetë herë, Megan do të jetë atje.

Fox njoftoi fejesën e tyre të mërkurën e kaluar në Instagram, duke shpërndarë një video të artisti i “Born with Horns” u gjunjëzua para saj.

Videoja erdhi vetëm disa ditë pasi bashkëshorti i Fox-it prej gati 10 vitesh, Brian Austin Green, konfirmoi ndarjen e tyre. Ajo dhe Green janë prindër të tre djemve Noah Shannon, Bodhi Ransom dhe Journey River.

Theksojmë gjithashtu se tani Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po shijojnë lumturinë e fejesës së tyre jashtë shtetit. Çifti së fundmi kanë lundruar në liqenin Como të Italisë, për të cilin aktorja e “Jennifer’s Body”, ndau edhe foto të enjten në rrjetin e saj social Instagram.

Fox ishte veshur plot stil, me një bluzë të punuar me mëngë të gjata ngjyrë bezhë nga “Edikted” dhe pantallona të bardha nën një pallto shumëngjyrëshe deri në kyçin e këmbës, duke përfunduar pamjen me një kapelë në formë kove që përputhej në mënyrë të përkryer me veshjen e saj të sipërme.