Botë e Çuditshme Lifestyle Love & Sex

Epo kjo as nuk ishte parë e as nuk ishte dëgjuar, dhëndri shkon në dasmë me arkivol!

Një dhëndër ka mbërritur në dasmë me arkivol ndërsa ishin miqtë e tij që e mbanin. Ideja u filmua nga një i ftuar përpara se të postohej në TikTok, ku dhe u bë menjëherë virale.

@tobz88

Tell me you’re dramatic without telling me you’re dramatic. #wedding #walkingdowntheaisle #areyoukiddingme #getthefucouttahere #tildeathdouspart

♬ Rest In Peace – Dorothy

Njerëzit mbetën të shokuar nga ajo që panë. “Unë do ta anuloja martesën”, shkroi një komentues. Disa vunë re se sa në siklet ndiheshin të ftuarit, ndërsa disa pyesnin veten se si reagoi nusja. Rikujtojmë, se një vajzë u thërrit në dasmën e ish-partnerit të saj për të kënduar por pa e ditur se ku po shkonte.

E reja e quajtur Alexandra Starr menjëherë sapo e mori vesh që po shkonte në dasmën e ish-it të saj vendosi të hakmerrej duke zgjedhur një këngë për pabesinë. Kantautorja nga Kalifornia, rrëfeu se u shokua kur pa që ishte ftuar të performonte në dasmën e të dashurit, i cili e kishte tradhëtuar një vit më parë.

Ju sjellim në vëmendje se një dhëndër ka ekspozuar nusen në ditën e tyre të dasmës duke publikuar një video ku shihej duke e tradhtuar me kunatin e saj. Videoja e realizuar në vitin 2019 u rishfaq së fundmi në TikTok, duke shkaktuar bujë në internet. Ngjarja ka ndodhur në Kinë. Pasi dhëndri ekspozon videon para të ftuarve që shohin të tmerruar, dëgjohet duke thënë: “A menduat se nuk e dija për këtë?”