Celebrities Gossip Showbiz

Epo mënyra sesi Kendall Jenner e mori vesh se Kylie është shtatëzënë qenka e çuditshme!

Kylie Jenner së fundmi me postimet e saj në rrjetin social Instagram ka bërë me dije se është në pritje të fëmijës së dytë, me të dashurin e saj Travis Scott. Nëpërmjet një video-je të postuar, ku përfshiheshin të gjitha momentet që kur ajo e mori vesh se ishte shtatëzënë dhe deri kur i njofton të gjithë pjestarët për lajmin e bukur.

Në video monatzhin e postuar nga vetë miliarderja ajo shfaq edhe barkun e rrumbullakosur edhe momentin më të bukur kur ndan lajmin me të dashurin e saj dhe nënën Kris Jenner e cila shfaqet e përlotur. Ndërkohë që Kris shprehet se:

Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime.

Ndryshe nga pjesa tjetër e familjes ku ajo i informoi vetë personalisht, Kylie kishte zgjehdur që motën e saj, Kendall Jenner ta lajmëronte në një tjetër mënyrë. Në një intervistë të dhënë së fundmi në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” ajo zbuloi sesi Kylie e kishte njoftuar nëpërmjet telefonit. Ajo u shpreh se:

Unë nuk u trondita realisht sepse ndjeva se mund të ndodhte një ditë së shpejti, por isha e emocionuar. Është thjesht një bekim, është e mahnitshme. 

Kylie dhe Travis janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë pasi në vitin 2018 erdhi në jetë vajza e tyre Stormi. Megjithatë data e lindjes dhe gjinia e foshnjës së tyre mbahet sekret dhe nuk është bërë ende e ditur.

Nga ana tjetër Kendall edhe pse ka kohë që është e lidhur me yllin dhe talentin e NBA, Davin Booker ata me njëri-tjetrin akoma nuk kanë ende një fëmijë. Por modelja nga ana e saj është shprehur se i pëlqen që të jetë “tezja e lezetshme”. Ajo gjithashtu ka treguar se:

Unë gjithmonë dua të jem tezja e lezetshme dhe më pëlqejnë të gjithë mbesat dhe nipërit e mi. Janë 18 prej tyre tani, por së shpejti do të bëhen 20.