Gossip Sport

Epo si çdo njeri që merr kile gjatë pushimeve, as Neymar nuk mund t’i shpëtonte këtij “trend”-i!

Pas humbjes në finalen e Copa America kundër Argjentinës, Neymar po shijon ditët e fundit të pushimeve para se të kthehet në Paris dhe të nisë sezonin e ri me PSG-në. Braziliani, që ka kaluar disa ditë pushime me mikun dhe shokun e skuadrës Marco Verratti, është fotografuar pa fanellë, duke treguar një formë fizike që lë shumë për të dëshiruar.

Në rrjetet sociale dhe në portale të ndryshme franceze, fiziku i brazilianit është kritikuar ashpër. Tifozët e PSG e kanë akuzuar brazilianin se është “mbipeshë” dhe se “ka bark”.

Ylli i PSG-së duket se e ka tepruar paska me ushqimin. Në fotot e publikuara, Nemar duket i transformuar dhe nuk ka aspak lidhje me formën e dikurshme. O’Nei, shihet qartë që është mbipeshë.

PSG sapo humbi finalen e Superkupës ndaj Lille, ndërsa më 7 gusht starton kampionati. Neymar me siguri do të mungojë në ndeshjen hapëse ndaj Troyes në transfertë, por me këtë fizik nuk dihet kur mund të kthehet me saktësi. Rikujtojmë, se Neymar shpërtheu në lot gjatë një interviste emocionuese pas fitores 4-0 të Brazilit në Kupën e Amerikës ndaj Perusë.

Sulmuesi 29-vjeçar shënoi golin e tij të 68-të kundër skuadrës së Ricardo Gareca në ballafaqimin e Grupit A, që do të thotë se ai është vetëm nëntë gola prapa sulmuesit legjendar Pele në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave te Brazili.

Ishte një moment i veçantë për lojtarin e Paris Saint-Germain , i cili bëri paraqitjen e tij të 107 për Seleçaot kundër La Blanquirroja. Pas ndeshjes, ai filloi të qante kur e kuptoi se sa afër është ta thyejë rekordin e Peles.