Celebrities Gossip Showbiz

Era Istrefi ‘djeg rrjetin’ me fotot më të fundit me bikini!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj, ku vetëm para pak javësh publikoi jo një, por plot dy këngë të reja. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.

E përpos muzikës, Era ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale me postime të reja. Këngëtarja ka publikuar pak minuta më parë disa foto shumë provokuese ku shfaqet me bikini të zeza pranë një pishine dhe mund të themi me plot gojë se hiret e saj kanë ‘djegur rrjetin’.

Videoklipi i saj më i fundit quhet ‘TKRKT’ dhe në një kohë të shkurtër arriti miliona klikime në platformën Youtube dhe u bë gjithashtu viral në TikTok. Pas uksesit të këngës origjinale, bukuroshja i ka shtuar dhe një version tjetër, atë ‘remix’.

Nga na tjetër dhe ‘Bebe’ arriti miliona klikime vetëm brenda pak ditësh dhe vazhdojnë akoma të rriten. Vetë artistja na ka bërë me dije me anë të një Instastory se projekti i saj ka arritur mbi 20 milion klikime në platformën YouTube.