Celebrities Gossip Showbiz

Era Istrefi në bashkëpunim me këngëtarin e njohur shqiptar?!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe së fundmi ka treguar se po punon në një studio muzikore.

Teksa të gjithë ndjekësit janë në pritje me padurim të projekteve të saj më të reja, pak më parë Skerdi ka ndarë një foto krah artistes duke e etiketuar në postim atë dhe studion muzikore. Nuk dihet konkretisht se çfarë po planifikojnë të sjellin këngëtarët apo është thjesht një takim i rastësishëm në studio, megjithatë faktet nuk tregojnë kështu.

Më parë, vetë Skerdi ka lajmëruar se do të vijë në një duet me një këngëtare shqiptare, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar ende.

Ndërkohë kujtojmë se, së fundmi Era është përfolur për një lidhje me djalin e një biznesmeni shqiptar. Dyshimet nisën pasi kohëve të fundit këngëtarja është parë të udhëtojë shpesh drejt Shqipërisë. Madje u përfol se Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, mirëpo, burime për “Prive” treguan se këto lajme nuk janë të vërteta. Nga vetë Era deri më tani nuk kemi patur asnjë koment në lidhje me këto thashetheme.