Celebrities Gossip Showbiz

Era Istrefi poston foto provokuese nga prapaskenat e koncertit të saj!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj dhe publikoi jo një, por plot dy këngë të reja. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.

E përpos muzikës, Era ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale me postime të reja. Këngëtarja ka së fundmi disa foto nga prapaskenat e koncertit të saj,ku mund të themi se duket mjaft joshëse dhe provokuese. Era shfaqet me një veshje ngjyrë rozë dhe thuajse trasparente.

Pas suksesit me këngën e titulluar “Bebe”, duket se Era ka ndërmend të publikojë një këngë tjetër. E teksa padyshim, artistja njihet për stilin e saj unik dhe shumë të veçantë që pëlqehet shumë nga ndjekësit, teksa një prej tyre ka zgjedhur ta imitojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo i ka rënë në sy vetë Erës, e cila e ka ripostuar.

Videoklipi i saj më i fundit quhet ‘TKRKT’ dhe në një kohë të shkurtër arriti miliona klikime në platformën Youtube dhe u bë gjithashtu viral në TikTok. Pas suksesit të këngës origjinale, bukuroshja i ka shtuar dhe një version tjetër, atë ‘remix’.