Ndryshe

Era Rusi zbulon bashkëpunimin që mezi po e pret!

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Era Rusi ishte sot e ftuar në linjë telefonike në Top Albania Radio.

Në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Palomën, intervista ishte ndryshe nga të tjerat. Në këtë bashkëbisedim Era me pozitivitetin e saj ndau disa nga të rejat më të fundit, gjithashtu sqaroi edhe publikun për thashethemet se pse nuk është martuar ende.

Ajo mendon se ende nuk ka gjetur personin e duhur, jo se nuk beson te meshkujt, por thjesht nuk është njohur me personin që dëshiron.

E pyetur nëse i ka mbetur peng ndonjë bashkëpunim me këngëtar shqiptar që e ka idhull, Era edhe pse me shumë vështirësi dhe ngacmime nga Paloma jep një gjysëm përgjigje.

Do ta bëj një bashkëpunim, por në një të ardhme… Gërma e parë e emrit është “A” dhe është femër nga shqipëria…

Me këtë përgjigje tepër enigmatike, Era na ngjalli të gjithëve dyshime dhe kurioziteti është shtuar ende më shumë. Kush mund të jetë kjo këngëtare që Era e ka me shumë dëshirë të bëjë një bashkëpunim?! Mos vallë është Aurela Gaçe?! Mbetemi në pritje të një konfirmimi nga Era nëse është vërtetë Aurela, ajo që duhet të bëjnë një bashkëpunim. Epo do të ishte një kombinim perfekt për sa i përket vokalit të tyre të mrekullueshëm.

Ndërsa në Instagramin e Top Albania Radio-s u vendos pyetja dyshuese për të parë se çfarë mendojnë ndjekësit për këtë bashkëpunim. Përgjigjet e shumta shkonin drejt dhe te Aurela Gaçe, disa të tjerë mendonin për Anxhela Peristerin, por kishte dhe nga ata që u përgjigjën për këngëtaren Artiola Toska. Ende nuk dihet nëse përgjigja e saktë është gjetur!

Aurela Gaçe se Anxhela nuk ka kohë këtë periudhë…

Aurela…

Aurela…

Anxhela Peristeri…

Artiola Toska