Showbiz

Eraldo Rexho një dedikim prekës për ditëlindjen e Adelës së ndjerë

Sot gazetarja e ndjerë dhe ish banorja e “Big Brother Albania”, Adelajda Xhamani do të festonte ditëlindjen e saj të 32-të por fatkeqësisht u nda nga jeta vitin e kaluar për shkak të një arresti kardiak.

Miku i saj më i mirë Eraldo Rexho nuk ka rreshtur për asnjë moment së kujtuari Adelën me anë të postimeve në platformat sociale.

Pak orë më parë teksa ka publikuar foton e saj në historinë e Instagram-it, gazetari ka shkruar se më datë 12 nëntor do të mblidhen të gjithë miqtë e saj për të festuar ditëlindjen ashtu siç do të donte vetëm ajo, me hare dhe këngë.

Ai gjithashtu do të prezantojë edhe nismën “Në Vend të Adelës”,që ajo e kishte aq shumë përzemër. Një fushatë që do të ndihmojë të gjitha vajzat të thyejnë tabutë dhe të bëjnë ëndrrat e tyre realitet.