Celebrities Gossip Showbiz

“Erdhe për të më treguar çfarë është dashuria e vërtetë”, Afërdita nuk i kursen fjalët e ëmbla për…

Pak ditë më parë u përfol në media se Afërdita Dreshaj do të largohej nga Amerika ku jeton prej kohësh për t’u shpërngulur drejt Republikës Çeke, së bashku me bashkëshortin e saj Jakub Kindl dhe djalin e tyre, Sky. Kjo zhvendosje e familjes u tha se do të bëhej për shkak të karrierës si hokeist të bashkëshortit së modeles, pasi do të transferohej në një ekip europian.

Këto zëra i pohoi vetë Afërdita me anë të një Instastory ku tregonte sa krenare ndihej për bashkëshortin e saj dhe sa e emocionuar është për transferimin  tij si lojtar në skuadrën çeke.

Sot për Aferditën dhe bashkëshortin e saj, është një ditë e veçantë, pasi djali i tyre i vetëm mbush plot 6 muajsh dhe me anë të dy Instastory-ve, Aferdita ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për ta uruar atë.

6 muaj më parë ti erdhe për të më treguar mua çfarë është dashuria e vërtetë.

“Ti je duke u rritur aq shpejt zogu i mams, urime 6 mujori,”

Rikujtojmë se, modelja u bë nënë e një djali për herë të parë në mars të këtij viti dhe se shtatzënia e saj u përfol shumë pasi ajonuk kishte një bark shumë të rrumbullakosur dhe të gjithë dyshonin në fillim për shtatzëninë e saj.