Aktualitet

Erdogan: Vëllai pranë vëllait në nevojë; ju sjell dashurinë e zemrave të popullit turk

Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri Rama ndodhen në Laç ku përuruan 522 ndërtesat e reja dhe 37 njësitë e shërbimit të rindërtuara pas tërmetit të nëntorit 2019.  Presidenti Erdogan shoqërohej nga delegacioni i tij i përbërë nga 6 ministra.

Presidenti Erdogan fillimisht përshëndeti të gjithë të pranishmit në ceremoninë e shpërndarjes së banesave dhe tha se ka sjellë të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e popullit të Turqisë.

“Ju kam sjellë dhe përshëndetjet e vëllezërve dhe miqve zemrat e të cilëve rrahin së bashku me juve. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu me ju me rastin e kësaj ceremonie deh që jam bërë pjesë e emocioneve dhe entuziazmit tuaj. Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë. Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin jemi vënë në lëvizje për të ndarë dhimbjen dhe për tu munduar të shërojmë sadopak fjalët e tyre. Ne si shtet duke u mobilizuar me të gjitha mundësitë tona ju erdhëm në ndihmë. Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur thirret”.

Teksa u shpreh i lumtur që ndodhet në Shqipëri, Erdogan theksoi se gëzimi dhe hidhërimi i Shqipërisë janë edhe të Turqisë.

“Dua ta theksoj faktin se jam i lumtur që ndodhem këtu me rastin e kësaj ceremonie dhe që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve. Gëzim i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë. Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsiderojmë të njëjtën si tonën.”

Erdogan vlerësoi fatet paralele shqiptaro-turke, si në rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019 në vend.

“Duke qenë si një popull i një vendi që ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më parë, tërmetet e ndodhur në Shqipëri na lënduan zemrat tona, njësoj si zemrat e shqiptarëve”, tha Erdogan.

Sipas Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, vëllai kurrë nuk duhet lënë i mënjanuar.

“E njëjtë si tha dhe miku im Edi Rama, vëllai i qëndron vëllait kur ka nevojë, jo kur thirret. Pas tërmetit ne kemi dërguar në Shqipëri të gjitha materialet e ndihmës së shpejte dhe ekipet teknike , i nderuari miku im Edi Rama me të cilin ishim në kontakt të vazhdueshme kemi ndjekur ecurinë e punimeve. Unë jam aktivizuar dhe morëm iniciativa që përgjatë këtij procesi, filluam kontaktet tona me ndërkombëtarët. Fakti që Turqia ishte një nga shtet e para që ndihmoi Shqipërinë tregon qartë miqësinë mes nesh. Për të lehtësuar sadopak dhimbjen e të prekurve vendosëm bashkë me ramën për të firmosur një memorandum mirëkuptimi, që shtëpitë e rrënuara të bëheshin nga zero. Kështu që në muajin korrik sapo e nënshkruam filluam ndërtimin e kantierit edhe pse ishte covid”, tha ai.