Aktualitet Politikë

Erdogan viziton ditën e hënë Shqipërinë, zbardhet axhenda

Zbardhet axhenda e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të vizitojë Shqipërinë ditën e hënë.

Fillimisht, liderit turk do të pritet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Edi Rama. Më pas, nga Rinasi, do të udhëtojë drejt Laçit, ku do të përurojë 524 apartamentet e reja të banimit që janë ndërtuar falë donacioneve të qeverisë së tij për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntor të vitit 2019.

Axhenda:

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita e Presidentit të Republikës së Turqisë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

18.00 – Nisja drejt aeroportit të Rinasit