Aktualitet

ERE konfirmon se nuk ndryshon çmimi i energjisë për nëntorin/Tarifa 42 lekë, në fuqi për dhjetorin!

Çmimi i energjisë do të mbetet i pandryshuar për konsumatorët edhe për muajin nëntor. Sot në mbledhjen e bordit, Enti Rregullator i Energjisë miratoi pezullimin e tarifës 42 lekë për kilovat/orë të konsumuar mbi fashën 800 kWh për muajin nëntor.

Në kushtet kur kostot e energjisë elektrike për muajin nentor 2022 nga FSHU-ja janë të njëjta me blerjen e energjisë përpara marrjes së vendimit të bordit, vlerësojmë se çmimet e shitjes për klientët që furnizohen në kushtet e furnizmit universal nga shoqëria FSHU sha të vijojnë të mbeten të pandryshuara.

I propozojmë Bordit të ERE-s:

1. Miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 kilovat orë për konsumin mbi 800 kWh për klientët familjar për periudhën 1 dhjetor -31 dhjetor.

2. Lënia në fuqi e çmimit të shitjes me pakicë të energjisë elektrike të FSHU sha për konsumatorët familjarë prej 9.5 lekë për kWh të miratuar me anë të vendimit të Bordit të ERE-s nr 74 dt 13.4.22 për muajin nentor 2022”.

Dy ditë më parë edhe zv.kryeministrja, njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se fasha nuk do të aplikohet për muajin nëntor, pasi pritet një përmirësim i situatës hidrike. Po ashtu, çmimi në bursë ka rënë krahasuar me pikun që arriti në gusht.

HUPX që është bursa parashikuese ka pasur si parashikim në fillim të muajit tetor për blerjet në muajin dhjetor 402 euro për megavatorë, ndërkohë që në fillim të nëntorit ky parashikim i së njëjtës bursë, bursës hungareze është 289 euro për megavatorë. Sigurisht këto nuk janë ulje të konsiderueshme nëse ne i krahasojmë me çmimet që blihej energjia në vitin 2020 apo fillim të vitit 2021 me 40 apo 50 euro, por krahasuar me 1040 euro apo krahasuar me 450 euro që blihej në shtator, një ulje nga 400 në 280 apo në 250 euro është një ulje me të vërtetë që ne do të na ndihmonte në këto momente.

Duke u bazuar mbi të gjithë faktorët që përmenda, qeveria ahqiptare ka vendosur të mos aplikojë fashën 800 kilovatorë për abonentët familjarë gjatë muajit nëntor. Kjo është një kohë për solidaritet. Në rast se të gjithë bashkë vendosëm të bashkëpunojmë, nëse të gjithë së bashku, ashtu siç kemi bërë në muajin shtator dhe tetor, padyshim qeveria është e angazhuar të mos ekspozojë asnjë abonent familjar ndaj fashës 800 kilovatorë.