Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Erëza që ‘lufton’ obezitetin dhe kolesterolin!

Kohë më parë një hulumtim ka konstatuar raportin pozitiv midis konsumimit të qimnonit dhe humbjes së dhjamit. Hulumtimi i bërë në Iran ka treguar që konsumimi i vetëm një luge erëze qimnon mund të ndihmojë në humbjen e peshës trupore, por edhe në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak.

Në këtë eksperiment kanë marrë pjesë 88 gra, të ndara në dy grupe. Disa nga pjesëmarrëset në këtë eksperiment kanë pasur peshë normale trupore, ndërsa të tjerat kanë pasur obezitet. Të dy grupet e grave kanë marrë 500 kalori më pak në ditë. Megjithatë, vetëm një grup grash morën një lugë pluhur qimnoni të përzier me jogurt.

Pas tre muajsh, grupi i grave që konsumuan qimnon humbën mesatarisht 3 kilogramë më shumë se grupi që nuk e konsumoi këtë erëz. Përveç kësaj, përqindja e yndyrës në trup u ul me 14,46%, ndërsa gratë që nuk hanin qimnon humbën 4,91%. Gjithashtu, u vu re edhe një ulje e kolesterolit të keq.

Qimnoni është i pasur me fitosterole dhe komponime të tjera që mund të thithin në mënyrë efektive kolesterolin.  Sipas studimeve, kjo erëz lufton veprimin e radikaleve të lira dhe stimulon detoksifikimin e mëlçisë, duke ndihmuar në mirëqënien e organizmit.