Celebrities Lancio Music

Ergys Shahu rrëfen gjithçka në lidhje me muzikën e tij ekskluzivisht për TAR!

I ftuar në “Lancio” ka qenë artisti i njohur Ergys Shahu, i cili ka folur dhe ka treguar në lidhje me të gjitha eksperiencat e tij dhe ka zbuluar më shumë në lidhje me projektet e reja që pritet të vijnë dhe jo vetëm kaq…

Punoj gati gjithë natën në studio për projektet, punoj me shokun tim, artistin e mirënjohur, kompozitorin Anxhelo Koçin. Jemi një ekip i madh në studio.

Si ka qenë për Ergysin e gjithë kjo periudhë, a ka qenë i angazhuar në muzikë apo jo?

Kam dy muaj që jam shumë mirë. Unë zakonisht punoj nëpër ‘lounge’-t e Tiranës edhe më këtë orarin nga ora nëntë deri në njëmbëdhjetë si çdo artist. Këndoj live, kam një grup timin. Është një lloj emocioni kur je përballë publikut. Ndihesh shumë mirë. 

Sa të shpërblyer e ndien veten dhe çfarë është një shpërblim më i madh për ty, fama, klikimet, paratë, emocioni, pasioni?

Të jem i sinqertë unë këtë gjë e kam nisur nga pasioni dhe që ditën e parë kam të njëjtin pasion për muzikën. Për mua është shumë  e rëndësishme të kem pasion edhe ta dua atë që bëj unë, pastaj përsa i përket famës, është e rëndësishme por nuk është se e dua me patjetër. Unë kam bërë muzikë edhe në heshtje. Kam bërë ato këngë që kam dashur t’i realizoj dhe me veten time jam shumë i kënaqur. 

A do bëje kompromise për të arritur një nivel më të madh shtrirjeje qoftë gjeografike po ashtu edhe kohore?

Deri më tani unë kam bërë atë që kam dashur dhe nuk kam dalë kurrë nga korniza e jetës time sepse dua ta mbroj atë që bëj unë. Nuk mendoj se do bëj ndonjëhrë ndonjë kompromis nga vetvetja ime. Domethënë unë gjithmonë i kam bërë me njerëz që nuk njihen sepse më ka pëlqyer zëri. 

E prisje këtë sukses të këngës?

Zakonisht gjërat e bukura dalin spontane dhe shumë të shpejta. Kjo është bërë në kohë rekord. Ne po punonim për një këngë tjetër gati dy muaj dhe rastësisht dëgjova këtë material që e kishte punuar Anxhelo dhe më goditi u dashurova. 

Sa këngë numëron në repertorin tënd?

Kam pafund. Nuk do thoja një numër të caktuar. 

Cila kategori kërkon më shumë muzikë?

Edhe çuna edhe goca. Nuk bëj kompromise. Nuk mund ta gjykoj unë  këndon apo nuk këndon mirë. Nuk mund ti them që t’ia pres shpresat. Ne vendosim pasionin pra lekut. 

Cilat janë projektet e reja të këngëtarit?

Të them të drejtën kam disa projekte. I fundit është një bashkëpunim me një femër dhe do ta lëmë surprizë. Do të jetë një projekt i bukur.