Sport

Eric Garcia i rikthehet Barcelonës?!

Eric Garcia i rikthehet Barcelonës. Ai është i përzgjedhuri i blaugranave për të afruar në ekip një qëndërmbrojtës. Marrëveshja jepet për 100% e sigurt e pritet që 19-vjeçari të firmosë me klubin katalanas ku dhe të qëndrojë për 5 vite.

Nëse Barça nuk e sjell muajin e ardhshëm, Garcia do të firmosë parakontratë me katalanasit për t’iu bashkuar në verë. Aktualisht ai është pjesë e Manchester City-t në Premier League ndërsa ka qenë pjesë e Barcelonës për 9 vite deri në 2017-ën, ku ka hedhur edhe hapat e parë si futbollist.