Celebrities Live From Tirana

Erik Lloshi: “Fenomeni i Për’Puthen, i dëmshëm për njerëzimin”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth deformimit të muzikës në Shqipëri ishte i ftuar në studio këngëtari i njohur Erik Lloshi. Pak kohë më parë, Eriku “shpërtheu” në rrjetin e tij social Instagram ndaj të gjithëve pseudo-këngëtareve të cilët pa asnjë të drejtë këndojnë të gjithë repertorin e këngëtarëve të vjetër.

Por, çfarë mendimi ka Eriku për konkurrentët e “Për’Puthen” të cilët së fundmi kanë realizuar disa projekte të reja muzikore. Artisti i njohur flet më shumë në lidhje me këtë enkas për mikrofonin e “Top Albania Radio”-s.

Po ndodh fenomeni i Për’Puthen që është shumë i dëmshëm për njerëzimin. Është për të ardhur keq që tregu është kaq i lirë dhe pa censurime sa mund të futet kushdo dhe jo vetëm nga Për’Puthen po kudo. Fakti që kanë marrë famë nga një emision i cili ka vlerat e veta, e shfrytëzojnë për tu bërë të gjithë artista. Ka dalë nami që ne fitojmë shumë lekë por nuk është e vertëtë. Të jesh një këngëtar i mirë nuk domethënë të kesh mbaruar një shkollë. Ka plot këngëtar që kanë veshin muzikor, që është e lindur. Ke Aurela Gaçen që nuk ka mbaruar asnjë shkollë dhe është fenomenale. Eugent Bushpesha nuk ka shkollë, Renis Gjoka, Aleksandër Gjoka, nuk kanë asnjë shkollë dhe janë super këngëtarë. Tani që kanë hyrë sponzorizimet nëpër ‘Youtube’ e kudo si në emisione apo këngë është prishur shumë, të dalin gjëra që nuk duhet të dalin.

Duhet të ketë një komunitet për artistët dhe të bëhen organizime që ne të mos ngatërrohemi me ata. Do doja të kishte një mbledhje nga ne vetë artistët, pa komunitet fare që mos këndojmë fare ku këndojnë këta lloj persona. Këta bëjnë një këngë dhe këndojnë këngën time, të Anxhela Peristerit, Mateusit, Renisit etj. Nuk kanë një këngë të veten. I ftoj artistët që të mos ta lejojnë këtë gjë. Duhet të ndërhyjnë organet kompetente ta zgjidhin këtë që është e drejta autoriale që këtu në Shqipëri nuk egziston. Unë kam mbaruar Akademinë e Arteve, shkruaj vetë tekste. E di çfarë do të thotë të krijosh një këngë që del nga shpirti, nuk bëhet kënga për dy orë siç e bëjnë këta, do kohën e vet. Të bësh këngë që të rrin në arkivat e tua ndër vite. Shumë shpejt edhe fenomeni i Për’Puthen do zhduket. Këta kanë hyrë në një zonë që i duket vetja më lart se ne. Edhe njerëzit do të vijë koha që do të ndërgjegjësohen, sepse janë lodhur.