Pasò Politikë Sport

Erion Braçe: Mezi po pres ta kap në flagrancë Armand Dukën në fushatë!

Emisioni sportiv “Paso” mbrëmjen e djeshme ngjalli shumë dinamikë në studion e Top Albania Radio-s.

I ftuar në studio ishte gazetari i njohur, Artan Hoxha, për të komentuar rreth ngjarjeve të fundit nga fusha e sportit, por pa lënë pas edhe politikën, sidomos me ndërhyrjen telefonike të zëvëndës kryeministrit, Erion Braçe.

Në bisedë e sipër bashkë me Artan Hoxhën dhe moderatorët në studio, Erion Braçe shpreh dëshirën e tij që presidenti i Federatës së Futbollit, bëhet fjalë për Armand Dukën, të mos bëhet pjesë e politikës, por fatkeqësisht, Denis Dyrnjaja e vendos në dijeni se kjo gjë sapo ka ndodhur tashmë dhe është tepër vonë për këtë thirrje.

Mesa duket, Braçe nuk e priste këtë ndryshim dhe në një farë mënyre jep një tjetër deklaratë:

Meqë ai ma njeh mua  meritën e madhe që unë informoj UEF-ën për bëmat e tij, mezi po pres ta kap në flagrancë në fushatë elektorale. Mezi po pres… mezi po pres…