Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Ndryshe Politikë

Erion Braçe opinionist në “Big Brother Vip”?!

Sot nisi rrugëtimin e sezonit të dytë emisioni i preferuar i të martave “Ndryshe”. Nën moderimin e Salsanos dhe Adit programi erdhi me një intervistë shumë interesante të Erion Braçe, një intervistë ndryshe. Braçe zbuloi detaje shumë interesante, teksa u shpreh për politikën, dhe jo vetëm.

Ish-zëvëndës kryeministri, u shpreh lidhur me largimin e tij nga posti. Ai tregoi se kur puna të kthehet në karrige, duhet të ndërrosh punë. Ai gjithashtu tha se nuk ka kërkuar ndonjëherë karrige në Partinë Socialiste, as karrige pushteti ekzekutiv dhe as brenda partisë.

Lidhur me postimet e tij thumbuese në rrjete sociale, Braçe tregoi se nuk janë mesazh drejtuar askujt, nuk i referohen të tjerëve por i referohet asaj që është personale e tij. Kur t’i referohen dikujt, do të jenë me emër dhe mbiemër, siç u shpreh ai. Por a është Braçe i mërzitur lidhur me ndryshimin e postit të tij?!

Jam i mërzitur për rezultatet e Partizanit dhe Juventusit…

Ai gjithashtu foli edhe lidhur me prezencën e shumë grave në qeverinë e tanishme. E quajti këtë diçka shumë të mirë dhe për t’u vlerësuar. Ai u shpreh se nuk ka si gratë për të kuptuar hallet e shtëpisë, fëmijëve, pensionistëve.

Por çfarë i ngre nervat Braçes?! Ai tha se është pikërisht pabarazia, qoftë ajo pabarazi ekonomike, sociale apo gjithçka tjetër. Momenti më pikant i intervistës ishte drejt fundit, teksa u pyet nëse do ta ftonin të ishte pjesëmarrës i “Big Brother Vip” a do të pranonte?!

Kemi qeshur shumë me Arbanën, se më tha a do të vish opinionist këtu, dhe unë qesha ajo qeshi… Thashë s’ka mundësi po tallet…