Politikë

Erion Braçe rrëfen ‘marrëdhënien toksike’ me Ramën!

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ishte i ftuar në episodin e sotëm të ‘Më lër të flas’ dhe padyshim i çliruar nga ‘petku i politikanit’ në një intervistë shumë ‘funny’ dhe ndryshe nga sa jeni mësuar ta shihni.

Teksa së fundmi ka qenë shumë i përfolur lidhur me denoncimin e emrave që ai quan si kartel i grumbulluesve të shalqinjëve. Braçe tha se ato e mbledhin shalqirin me 8-9 lekë dhe e shesin shumë më shtrenjtë. E lidhur me këtë, deputeti u shpreh se nuk ka përse të importohet kur prodhimi në vend është shumë cilësor dhe i lirë. Gjithashtu me anë të një krahasimi shumë ‘funny’, Braçe tregoi se janë rritur mjaft eksportet e shalqirit.

Kemi prodhim shumë të mirë dhe nga ana e cilësisë. Shalqiri jonë bredh edhe më shumë se Fevziu.

Deputeti gjithashtu në ‘Më lër të flas’ zbuloi më shumë edhe për marrëdhënien e tij me kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

Shumë të mira. Një muaj flasim, një muaj nuk flasim. Muajin e tretë zihemi zihemi, rrihemi katër muaj pa folur. Është një mënyrë komunikimi në bazë të së cilës bëhet punë. Më mirë kështu se na ka dhënë rezultat, pastaj komunikimi është tjetër histori.

Braçe na tregoi si ishte posti i zv. kryeministrit për të dhe sa i është dashur atij ta ‘zëvendësojë’ Ramën?

Unë nuk e kam zëvendësuar asnjëherë kryeministrin se gjithmonë ka qenë aty. Veçantia te Edi Rama është se është gjithmonë prezent edhe kur nuk është aty, me telefon, me mesazhe ose del në Instagram, Facebook.