Ndryshe Politikë

Erion Isai: “Lulzim Basha më ka shumë inat…”

I ftuar në “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte Kryetari i Bashkisë së Kolonjës dhe artisti Erion Isai. Në një bisedë tepër interesante dhe plot humor, Erioni rrëfeu detaje nga përvoja e tij si Kryetar, por edhe si autor, regjisor e skenarist.

I pyetur se me kë ka patur një marrëdhënie më të mirë, me Elisa Spiropalin apo Olta Xhaçkan, Erioni mbajti qëndrim asnjëanës.

Të dyja i kam shumë shoqe, por dhe ato janë shoqe me njëra-tjetrën. Me Elisën jam njohur më gjatë.

Gjithashtu, Erioni foli edhe mbi marrëdhënien e tij me Edi Ramën. Ai u shpreh se deri tani, nuk ka patur përplasje, por nëse vjen rasti për kundërshti, sigurisht që do të ketë.

S’kemi patur përballje se Bashkia e Kolonjës është nga më të voglat, dhe ai s’më thotë ‘jo’ në projekte.

Një detaj që zbuloi Erioni gjatë intervistës, ishte se Lulzim Basha nuk e pëlqen aspak.

Më ka shumë inat, që në kohë të ‘Portokalli-së’, që i qepesha me shkrime. Kështu thonë, s’e di tani.

Erioni tregoi dhe rreth pakënaqësive që kishin për të. Kjo sepse ai ishte aktor dhe gjatë fushatës mendonin se do të sillej veç si një aktor e do t’i bënte të qeshnin. Ndërkohë, veç politikës dhe artit, Erioni zbuloi se po merret edhe me një libër. Ai do të quhet “Komedia e një mandati” dhe e ka nisur tashmë ta shkruajë.