Celebrities

Erion Veliaj dhe Tinka Kurti festojnë ditëlindjen në një ditë, fotoja e përbashkët bëhet virale!

Ditën e sotme, më 17 dhjetor, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj feston 42-vjetorin e lindjes, 24 prej të cilave i ka shënuar duke lënë gjurmë në pushtetin vendor, politikë, shoqërinë civile, organizata e agjenci të Kombeve të Bashkuara në Amerikë, Afrikë Lindore e Kosovë.

Ndërkohë, një tjetër figurë e rëndësishme e vendit tonë, një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, e cila ka dhënë kontributin e saj të pazëvëndësueshëm në botën e artit është Tinka Kurti, e cila feston 89-vjetorin e saj. Ndërkohë, duket se dyshja e kanë festuar së bashku ditëlindjen e tyre, gjë që e bëri të ditur për fansat vetë Veliaj.

Në një postim në Instagram, vetëm dy orë më parë, ai shfaqi një foto të përbashkët të dyshes, ku Kurti mbante një tufë me lule, të gjitha rozë. Ndërkohë, Veliaj mbante një qese me ëmbëlsirë, që duket se është pikërisht me rastin e ditëlindjes.

Vlen për t’u theksuar, se që të dy prej tyre, mbanin maskë mbrojtëse, në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin, mes pandemisë ku rastet e të infektuarve ditët e fundit, janë në rritje. Ndërkohë, Veliaj ka vendosur një mbishkrim në foto për të uruar artisten shumë të dashur dhe të talentuar.

E mira Tinkë, shumë i lumtur të festoj e gëzoj në një ditë me ty!

Të uroj edhe 100 vite të lumtura plot shëndet!

Komentet pozitive të fansave nuk kanë munguar, duke uruar qoftë Kryetarin e Bashkisë Tiranë, qoftë një nga artistet më të mëdhaja të vendit tonë.