Ndryshe Politikë

Erion Veliaj jep një përgjigje për teatrin dhe piramidën! Ja afati që ai përcakton…

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë, ishte i ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”, ku nën moderimin e Salsanos dhe Adit, ai nuk la asgjë pa thënë ekskluzivisht për Top Albania Radio. Nga ajo çfarë e pret Tiranën tashmë që është shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022″, deri te fituesi i “Big Brother” me politikanë, Erion Veliaj i tregoi të gjitha.

Ndërkohë, në një rrëfim për politikën dhe jo vetëm, ai na njohu me disa nga planet afatshkurtra dhe ato afatgjate që Bashkia e Tiranës ka për kryeqytetin tonë. Teatri ka qenë një nga temat më të përfolura prej kohësh, dhe Veliaj gjeti mundësinë të qetësojë të gjithë ata që kanë frikë për të ardhmen e teatrit, duke shpjeguar si është plani për vitin 2022.

Teatri do të bëhet. Në janar fillon gara për ndërtimin e teatrit të ri. Një pjesë të madhe të buxhetit e kaluam te përballimi i shtëpive dhe shkollave pas tërmetit. Viti i kaluar nuk ishte viti ideal për ndërtimin e teatrit. Ky vit që vjen është. Ekonomia i mbijetoi vështirësive të mëdha. Ne duam që vitin që Tirana është Kryeqyteti i Rinisë, të jetë viti kur ne harrojmë teatrin e tallashit, për të ndërtuar një teatër për 100 vitet e ardhshme… Fillon gara për ndërtimin, i kemi tashmë fondet. Një teatër që do jetë dinjitoz, siç është edhe stadiumi…

Ndërkohë, ai ka shpjeguar se teatri nuk është i vetmi plan i afërt për kryeqytetin tonë, duke treguar për çdo veprimtari tjetër që është bërë dhe do të bëhet, apo edhe duke i dhënë një afat konkret piramidës.

Piramida do të mbyllet fundvitin tjetër…

Përditë mbillen pemë. Sidomos kjo stina nga dhjetori…

Kemi investuar te sporti si kurrë më parë!