Celebrities Sport

Erjola Doci për finalen Roma-Feyenoord: “Mendoj që do të ketë shumë rrëmujë!”

Jo vetëm e premtja në TAR, por e gjithë kjo javë padyshim ka qenë sportive për të gjithë vendin. ‘Paso’ nuk mund të mungonte më emocionues se kurrë këtë episod, jo vetëm me prezantuesit që tanimë i njihni, Glenti Nallbani, Edi Manushi, Gëzim Sinemati dhe Lorenc Jemini por dhe me të ftuar shumë interesantë.

Bëhet fjalë për Bledi Manen dhe Erjola Docin. Bukuroshja ishte e pranishme në studio me bluzen e Kukësit, pasi ajo është skuadra e zemrës edhe pse në fakt tema e diskutimit u zhvillua për finalen. Doci gjithashtu tregoi për TAR opinionin e saj se si do të shkojë kjo ndeshje e shumëpërfolur.

Do tu lëmë një impakt shumë të bukur. Do ketë goca që do ju shërbejnë duke qenë se është një event që ndodh vetëm një herë (qesh). Unë mendoj që do ketë rrëmujë ndryshe nga Bledi.

Rikujtojmë se, më 25 maj Roma do të luajë finalen e Conference League ndaj Feyenoord, finalja e parë europiane për verdhekuqtë, që prej vitit 1991.

Interesi për sfidën e “Air Albania”-s është jashtëzakonisht i lartë nga tifozëritë e të dy klubeve, të cilat do të kenë në dispozicion nga 4000 bileta secila për finalen e madhe, megjithatë mbi 20 mijë italianë janë të gatshëm të zbarkojnë në Tiranë.