Celebrities Gossip Showbiz

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshorja e tij, Ariana postojnë foto së bashku nga pushimet!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë.  Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur. Dyshja janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana.

Së fundmi Emali dhe Ariana po shijojnë pushimet në Greqi dhe këtë na e kanë treguar nëpërmjet postimeve në rrjete sociale. Vetëm pak më parë Ariana ka postuar në Instagram një foto të tyre, e ulur në prehërin e Ermalit ka treguar se këto janë ditët e fundit të pushimeve verore për këtë vit.

Ditën e sotme Ermali feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur nuk kishte si të mos e merrte nga bashkëshortja dhe gjysma e tij, Ariana, e cila ka postuar në Instastory një foto së bashku me Ermalin.

Së fundmi  Ermal Fejzullahun, Lumi B,  Dj PM dhe Dj Dagz kanë lançuar projektin e ri muzikor  ‘Ma e mira’ një projekt shumë veror, i cili deri më tani është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe numëron plot 7 milion klikime në platformën ‘YouTube’.