Celebrities Gossip Showbiz

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana po shijojnë pushimet në këtë vend ekzotik!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë. Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur. Dyshja janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana.

Duket se Ermali dhe Ariana kanë vendosur t’i kushtojnë më shumë kohë njëri-tjetrit. Kjo pasi së fundmi me anë të disa fotove dhe videove të postuara në ‘Instastory’ çifti na ka zbuluar se ka udhëtuar drejt Zanzibarit për disa ditë relaksimi dhe duket se po ia kalojnë shumë mirë.

Shpesh i shohim këta të fundit që reklamojnë një jetë luksoze në rrjete sociale dhe ‘përkëdhelin’ veten me dhurata të ndryshme e kështu ka bërë dhe Ermal, i cili na ka zbuluar surprizën më të veçantë që i ka bërë vetes dhe është pikërisht një automjet i tipit ‘Range Rover’.

Jo vetëm si një artist, por Ermali pëlqehet shumë nga ndjekësit dhe për familjen e tij të bukur që shpesh nuk ngurron të ndajë me ne momente nga përditshmëria e tyre duke i lidhur dhe dashamirësit e tij më shumë me të. Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur. Dyshja janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana.