Celebrities Gossip Showbiz

Ermal Fejzullahu na prezanton me ‘lodrën’ e tij më të re!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë. E padyshim ky sukses kaq i madh përkthehet në vlera të mëdha monetare për artistët si nga koncertet ashtu dhe klikimet e shumta.

Shpesh i shohim këta të fundit që reklamojnë një jetë luksoze në rrjete sociale dhe ‘përkëdhelin’ veten me dhurata të ndryshme e kështu ka bërë dhe Ermal, i cili na ka zbuluar surprizën më të veçantë që i ka bërë vetes dhe është pikërisht një automjet i tipit ‘Range Rover’.

Lodër e re

Jo vetëm si një artist, por Ermali pëlqehet shumë nga ndjekësit dhe për familjen e tij të bukur që shpesh nuk ngurron të ndajë me ne momente nga përditshmëria e tyre duke i lidhur dhe dashamirësit e tij më shumë me të. Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur. Dyshja janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana.