Celebrities Gossip Showbiz

“Urime ditëlindjen zemra…”, Ermal Fejzullahu uron një person të rëndësishëm në jetën e tij dhe nuk është Ariana!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë. Jo vetëm si një artist, por Ermali pëlqehet shumë nga ndjekësit dhe për familjen e tij të bukur që shpesh nuk ngurron të ndajë me ne momente nga përditshmëria e tyre duke i lidhur dhe dashamirësit e tij më shumë me të.

Ditën e sotme një person shumë i rëndësishëm për Ermalin feston ditëlindjen dhe është pikërisht vajza e tij Eva. Këngëtari ka postuar në Instastory një foto të saj, ku dhe ka shkruar urimin e tij për të me fjalët më të bukura.

Urime ditëlindjen Era zemra e babit, i bofsh edhe 100 tjera e lumtur e me shëndet 

Mirëpo, jeta si këngëtar që e detyron atë të jetë gjatë gjithë kohës në udhëtim për të qenë sa më pranë publikut me koncerte padyshim që e largon Ermalin nga të qëndruarit gjatë gjithë kohës me familjen e tij. Megjithatë kur bëhen të gjithë së bashku sigurohet të ndajë me ne një postim që të na ‘i bëjë sytë zemra’. Si ka bërë dhe së fundmi teksa ka ndarë një Instastory ku shfaqet e gjithë familja Fejzullahu duke darkuar.