Celebrities Gossip Showbiz

Ermal Fejzullahut i mungon një njeri shumë i shtrenjtë për të!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë. Jo vetëm si një artist, por Ermali pëlqehet shumë nga ndjekësit dhe për familjen e tij të bukur që shpesh nuk ngurron të ndajë me ne momente nga përditshmëria e tyre duke i lidhur dhe dashamirësit e tij më shumë me të.

Mirëpo, jeta si këngëtar që e detyron atë të jetë gjatë gjithë kohës në udhëtim për të qenë sa më pranë publikut me koncerte padyshim që e largon Ermalin nga të qëndruarit gjatë gjithë kohës me familjen e tij. E duket se një person në veçanti po i mungon shumë artistit gjatë kësaj periudhe dhe ajo është pikërisht vajza e tij e vogël, Ana. Teksa ka ndarë një foto ku shfaqen babë e bijë së bashku, krahas ai ka shkruar:

Më mungon Ana

Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur.

Dyshja janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana. Mirëpo, nga një postim i bërë para pak kohësh i bukuroshes në rrjete sociale u dyshua se mos ndoshta çifti ka në plan të zgjerojnë familjen sërish. ‘Sipas rrjeteve sociale’ është mbishkrimi me të cilin, Ariana ka shoqëruar një foto ku teksa duket duke prekur barkun e saj që duket mjaft i rrumbullakosur ka nxitur mjaft spekulime për një shtatzëni të mundshme.

Mirëpo, e gjitha duket se ka qenë vetëm këndi i fotos, pasi një orë më pas bukuroshja ka treguar një video të sajën ku edhe pse e veshur, barku i saj duket i sheshtë dhe ka hedhur poshtë kështu të gjitha thashethemet.