Ermal Mamaqi ju përgjigjet mosbesuesve të trajnimit të tij
Dilema Sociale • 14:22 28/12/2020
Ermal Mamaqi, i njohur si një ndër aktorët e humorit më të famshëm në Shqipëri, por tashmë është kthyer edhe në një motivues suksesi ishte sot në emisionin “Dilema Sociale” me Eno Popin. I ftuar në Top Albania Radio, Mamaqi diskutoi rreth temës së shumëpërfolur për “paketën” e tij se si të bëhemi të suksesshëm. Ai dha një përgjigje për të gjitha reagimet e mosbesuesve për trajnimin e tij. Unë i justifikoj të gjitha gjerat që kanë thënë! Them që kanë të drejtë, mendoj që kanë shumë të drejtë edhe unë kështu mund të mendoja…. Për ta sqaruar edhe njëherë për ata që nuk e dinë se çfarë ka ndodhur është se në rrjetet sociale nga JOQ u publikua një poster, një foto, e cila tregonte se unë kam një paketë trajnimesh që kushtojnë 24 mijë euro. Unë kam bërë një sqarim… thashë që unë nuk e kam postuar asnjëherë këtë gjë, nuk ka dalë, nuk është zyrtare, nuk është e vërtetë dhe po jua them edhe njëherë që nuk është e vërtetë! Ajo që unë shes është një trajnim, i cili është pjesë e një platforme dhe aty brenda ka trajnime për zhvillimin personal dhe profesional nga trajnerë të ndryshëm, një nga ata jam edhe unë që jap lëndën e motivimit. Por për sa i përket arsyes pse njerëzit nuk e besuan, Ermal Mamaqi ka një shpjegim duke e ndërthurur edhe me histori, të cilat përçojnë një mesazh te personat që e kanë sulmuar në rrjetet sociale. Atëherë, nuk ka rëndësi çfarë thua, por ka rëndësi si e thua… Ajo që u servir ishte një trajnim 24 mijë euro edhe kjo është si t’i thuash tjetrit që ka ardhur të hajë groshë që; shiko se kam një haviar atje që bën 100 mijë lekë pjata! Ai nuk është se nuk të beson… ai fillon e përplas tavolinën, çdo gjë… edhe thotë si ka mundësi që po e bën ti këtë! Tani, ajo që unë po flas, e para është se unë nuk e shes këtë trajnim që është 24 mijë euro dhe e dyta është se unë besoj që vlera e këtyre trajnimeve është shumë më shumë se kaq. Unë për shembull kam paguar 10 mijë euro për një trajnim pesë ditor që kam shkuar dhe e kam berë. Do të tregoj një rast shumë të thjesht; Shkon dikush në një dyqan që kishte një orë nga këto të shtrenjtat dhe i thotë sa bën kjo ora. Zotëria që shiste i thotë 24 mijë euro dhe blerësi habitet “kjo është shumë e shtrenjtë”, ndërsa shitësi i qetë i thotë; Ej djalosh, shikoje pak mirë situatën, nuk është se ora është e shtrenjtë, por problemi është se ti nuk e përballon dot, ky çmim është në rregull, por nuk është për ty!
Edi Manushi rrëfen si ishte të punoje me Edi Ramën!
Dilema Sociale, Lajmet e fundit 16:11 24/05/2021
Ipeshkvi Dom Gjergj Meta: “Koncepti im për bamirësinë është ndryshe nga ai i Elvis Naçit”
Dilema Sociale 15:31 21/05/2021
Flutura Açka zbulon arsyen e fshirjes së saj nga fotoja me Kadaren!
Dilema Sociale 15:15 17/05/2021
Marsela Çibukaj zbulon arsyen pse u eliminua nga “The Voice of Italy”…
Dilema Sociale 14:07 15/05/2021
Zana Guxholli: “Ishte e qëllimshme nga ana e qeverisë ky sistem taksimi!”
Dilema Sociale 17:49 10/05/2021
“Ja pse do të penalizohen njerëzit nga taksimi i dypunësimit”, flet gazetarja Ornela Liperi
Dilema Sociale 15:25 10/05/2021
Enio Civici: “Nuk është momenti për ta aplikuar sistemin e taksimit të dypunësimit në Shqipëri”
Dilema Sociale 15:24 10/05/2021