Celebrities Gossip Showbiz

Ermal Mamaqi në “Big Brother VIP”? Arbana Osmani nuk e mohon…

“Big Brother Vip Albania” është një nga programet televizive më të ndjekura të momentit, me një shikueshmëri shumë të lartë. Në vetëm pak kohë, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, fituan zemrat e publikut dhe u kthyen në qendër të vëmendjes mediatike.

Personazhet që kanë qenë dhe janë pjesë e shtëpisë padyshim që kanë krijuar shumë zhurmë dhe shumë të tjerë janë diskutuar se mund të jenë pjesë. Një ‘ngacmim’ të vogël e ka bërë edhe Ermal Mamaqi ku teksa ka postuar një foto me Arbanën në llogarinë e tij në Instagram, krahas ka shkruar:

Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë. Thank you

Kjo padiskutim është një shaka nga ana e aktorit, por ripostimi i Arbanës na bëri të kemi disa shpresa. Krahas fotos në Instastory-in e saj ajo ka shkruar:

Vitin tjetër

Epo, le të shpresojmë…

Kompania prestigjioze e analizave të mediave sociale Terra, ka kaluar në lupën e saj showbiz-in në Shqipëri duke përllogaritur për personazhet e njohur të medias dhe artit numrin e reagimeve, komenteve dhe ‘shares’ në Instagram. Janë marrë nën shqyrtim personazhe të showbiz-it, politikanë apo edhe bashki dhe institucione të vendit për sa i përket impaktit që ata kanë në media sociale. Sipas këtyre të dhënave, si personazhet publike më të ndjekur rezultojnë Kryeministri Edi Rama dhe moderatorja Arbana Osmani.