Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Ermal Mamaqi në “Ndryshe”: “Në trajnimet e mia bileta kushton 120 euro për dy ditë… Quhet investim, jo shpenzim!”

I ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”, nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte Ermal Mamaqi. Në një intervistë shumë speciale, ai u shpreh për planet e tij artistike, Big Brother, dhe shumë të tjera. Ndërkohë, i pyetur për dorëheqjen e Bashës, Ermal Mamaqi u shpreh si më poshtë.

Mendoj që bëri mirë, që të testojë veten nëse do të rikandidojë përsëri, t’i tregojë vetes dhe të tjerëve që po bëhet demokracia dhe po fillohet nga 0.

Lidhur me trajnimet e tij shumë të përfolura, Ermali shpjegoi gjithçka, nga çmimi, përmbajtja dhe qëllimi i tyre.

Unë quhem trajner motivimi, spiker motivimi. Është një trajnim vertikal. Qëllimi është që të jesh i lumtur. Njerëzit vijnë sepse besojnë që mund të kenë më shumë, të jenë më shumë, të bëjnë më shumë. Unë tregoj disa teknika, tregoj historinë e jetës sime, tregoj si kam bërë unë sukses. Në këto mësime të gjata, në fund njerëzit edhe mund të qajnë, njerëzit preken në disa zona të shpirtit që ndoshta nuk i dinë që i kanë. Aty marrin disa sinjale që i motivojnë.

Unë të siguroj që nëse ti rri të paktën një orë aty, ti nuk do të shkulesh pastaj. Bileta kushton 120 euro për dy ditë, janë shumë të shtrenjta por janë lekë që nuk quhet shpenzim por investim! Unë e di shumë mirë që ne blejmë gjëra koti, shpenzojmë për idiotësira, por për të investuar te vetja jonë, shpirti, mendja, jo!

Ndërkohë, Ermali tregoi edhe për biznesin e tij me filma. Teksa na njohu me planet e tij të së ardhmes, Ermali bëri një deklaratë që me siguri gëzoi fansat e artistes Elvana Gjata.

Në këtë kohë, më shumë fitohet me filma. Por unë po ndërtoj, ndoshta mund të jem i pari në frymën e këtij biznesi. Kam disa plane për të bërë vazhdimin e serialit H.O.T. por plani që më gëzon më shumë është rikthimi i Elvana Gjata në kinema me “Dy gisht mjaltë 2”. Do ketë një ndryshim skenari në rrjedhën e historisë.

Ndër të tjera, Ermali u shpreh edhe për Big Brother, që duket se edhe pse ka mbaruar, ende nuk e ka humbur shkëlqimin dhe të shumtë janë ata që flasin për këtë format kaq të suksesshëm.

Unë mendoj që Big Brother shtë një lloj trajnimi apo stërvitje që i bën ata ta vlerësojnë më shumë jetën, marrëdhëniet me njerëzit. Me shumë mundësi ata që dalin nga Big Brother bëhen më të dashur me njerëzit.