Gossip

Ermal Mamaqi zbulon emrin e personazhit që ka paguar më shumë për filma!

Disa kohë më parë Ermal Mamaqi pohoi se do të vijë me një projekt të ri kinematografik, një sezon të dytë të filmit “Dy gishtë mjaltë”, në të cilin aktore kryesore ishte Elvana Gjata.

Përpos suksesit të saj në muzikë, Elvana ka vërtetuar se është dhe një aktore shumë e mirë, por çfarë kushtesh ka ajo për të qenë pjesë e një projekti filmik?!
Gjatë një interviste të dhënë, Ermali ka zbuluar se këngëtarja nuk është se ka patur ndonjë kusht të veçantë për të qenë pjesë e filmit të tij, por sipas tij ajo është një ndër artistet më të shtrenjta në historinë e muzikës apo filmave shqiptarë.

Patjetër që të marrësh Elvanën, në një prodhim, në një projekt të çfarëdo lloji, duhet të jesh shumë i përgatitur, edhe financiarisht.

Ai gjithashtu ka shtuar se shifra me të cilën paguhet artistja mban gjashtë zero në të. Mamaqi rikonfirmoi rikthimin e e filmit dhe pse do të ketë disa mungesa, kjo prej ndarjes nga jeta e aktorit Koço Devole, i cili luan babain e Elvanës në film.
Ermali ka zbuluar se ka në plan të sjellë dhe dy projekte të tjera, por për këtë është në pritje të mbarimit të masave të pandemisë, ku kinemaja të ketë kapacitet të plotë.