Celebrities Gossip Music

Ermal Meta vjen me surpriza, ja ku do ta shihni së shpejti artistin!

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta do të rikthehet sërish me turin e tij pas shtyrjeve të muajve të fundit për shkak të pandemisë. Më 13 prill artisti do të jetë në Bergamo. Turneu në teatrot italiane do të nisë nga Jesolo më 26 shkurt, 2 dhe 3 mars Milano, 6 dhe 7 mars Torino, 9 mars Brescia, 10 mars Padova, 12 mars Udine, 14 mars Trieste, 15 mars Bolonja, 18 mars Firence, 19 Mars Kremona, 20 Mars Lugano, 23 Mars Firence, 26 Mars Napoli, 27 Mars Romë, 29 Mars Bari, 30 Mars Lecce, 1 Prill Catania, 2 Prill Catanzaro, 4 Prill Avellino, 6 Prill Livorno, 7 Prill Montecatini 9 Prill Mantua, 13 Prill Bergamo, 14 Prill Piacenza, 19 Prill Ankona.

Ata që marrin biletën duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre duke u regjistruar në faqen www.clappit.com/ermal-meta-2022. Më 26 nëntor gjithashtu ju rikujtojmë se do të publikohet kënga e re e artistit e titulluar “Milano non esiste”. Ndërkaq nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Meta ka shkruar se:

Përshëndetje miq! Siç u premtua këtu janë datat e tjera që i shtohen turneut në teatro! Jam shumë i lumtur sa nuk di si t’ju them. Së shpejti. Një përqafim për të gjithë ju! 

Rreth 2 muaj më parë, Kryeministri Edi Rama priti në zyrën e tij këngëtarin i cili ndodhej në Tiranë për turin e tij.  Rama i dhuroi artistit një libër me punimet e tij. Ai u shpreh se Ermal Metës i ra rruga nga zyra e tij ku u ndal për një bisedë të këndshme. Ndër të tjera, në rrjetin social Instagram, kryeministri shkroi se:

Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë dhe ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme.