Celebrities Music Showbiz

Ermal Meta zbulon surprizat për koncertin që do të mbahet në stadiumin ‘‘Air Albania’’ së shpejti…

Ditën e djeshme këngëtari i njohur Ermal Meta ka realizuar një lidhje me Skype për emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ku ka dhënë më shumë detaje rreth koncertit, por jo vetëm. Meta zbulon se në skenë do performojnë edhe 6 artistë të tjerë dhe është pikërisht Elhaida Dani ajo që do e hapë koncertin.

Ai shton se ka përgatitur edhe këngë shqip për të gjithë fansat e tij. Këngëtari  ka bërë me dije se do të zhvillojë edhe një javë pushime nga jugu në veri të vendit. Ai tha se:

Po përgatis edhe një surprizë të vogël. Se unë nuk këndoj në shqip, nuk flas dhe aq mirë. Shqipen e flas me gjyshen.

Me nota humori, këngëtari i njohur tregon se nuk ka qënë asnjëherë në Sarandë.

Nuk kam qenë ndonjëherë në Sarandë. Turp është të them. Do e kap nga Saranda deri në veri. Nuk i them italianëve se nuk kam shkuar në Sarandë se është turp. Më marrin për të çmendur.

Gjithashtu, ai ka rrëfyer se edhe e dashura e tij do jetë në koncert, por ka preferuar që të mos tregojë më shumë. Ndërkohë që ka shtuar se është shpërngulur në një shtëpi të re.

Do të jetë familja ime dhe njerëzit që e duan muzikën time. Për mua janë të gjithë persona zemre. Po mbase edhe e fejuara. Kam hyrë në shtëpi të re. Tani po merrem me oborrin. Gjëra të vogla kështu.

Rikujtojmë se, Ermal Meta, njoftoi datën e koncertit të tij në Tiranë përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri “Air Albania” në kryeqytet, i cili do të mbahet më 17 Shtator. Këngëtari, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë. Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali ka vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor.