Film & Tv Live From Tirana

Ermir Jonka zbulon 5 filmat me një skenar të mrekullueshëm

Aktori i skenës së teatrit, Ermir Jonka ishte i ftuar në “Live From Tirana The Cinema”. Sot ishte e mërkura e kinemasë dhe aktori i ri, por shumë i talentuar na sugjeroi disa nga filmat më interesantë dhe më me nivel artistik që duhet të shikohen patjetër. Zbuloni më poshtë 5 sugjerimet e tij.

 

5.Cinema Paradiso (1988)

Cinema Paradiso padyshim sa herë që ti bisedon me dikë që e dashuron kinemanë përtej kritikës së kinemanë, kush e dashuron kinemanë, Cinema Paradison e ka në mos në Top 5 në Top 10 e tij e ka. Ky është një film dashurie për kinemanë që e himnizon, fiks atë dashurinë e parë. Nëse unë do ta përshkruaja Cinema Paradiso është e gjithë bota e përmbledhur në një fshat dhe e gjithë bota përpara kinemasë. Unë do jua sugjeroja të gjithë atyre që do të donin të informoheshin dhe të edukoheshin për kinemanë e mirë dhe Italiane.

 

4.Les Garçons Sauvages (2018)

Les Garçons Sauvages, më shumë e përzgjodha për të hapur pak bisedën te kinemaja franceze, që është si vendi ku eksperimentohet kryesisht. Regjisorin nuk e njihja fare, por është tamam tipikja e kinemasë franceze, e cila eksperimenton me ndjesi, me faktorin emocional se si do të ndikojë tek ty, por edhe me aspektin psikadelik deri diku të kinemasë, duke kaluar nga bardhë e zija në ca ngjyra të çmendura etj.

 

3.Old boy (2003)

Old Boy është një film që i kanë bërë edhe një remake në Hollivud, e sjell për të hapur bisedën drejt kinemasë aziatike, të cilët në skenar janë mjeshtra. Në rast se nuk e keni parë këtë film duhet ta shifni dhe do të surprizoheni çdo gjysmë ore. Domethënë në qoftë se ti mendon se gjerat po shkojnë drejt këtij drejtimi dhe e more vesh se çfarë do të ndodhi, ja ke futur kot sepse do të surprizoheni.

 

2. The Master (2012)

The master, ka në fakt një influencim nga disa vepra, më shumë i bazuar te një lloj seksi. Unë jam fans i Joaquin Phoenix dhe rolin e xhokerit e ka bërë edhe tek “The Master” nëse do të shihni mjeshtërinë e këtij aktori.

 

1.Doubt (2008)

Kjo përzgjedhje është parë nga kënvështrimi i një aktori. Marrëdhëniet që aktorët kanë me njëri tjetrin është mjeshtëri aktori shumë e pastër. Magjia e këtij filmi është nëse ka ndodhur diçka apo nuk ka ndodhur. Niveli artistik dhe mjeshtëria e aktorit ndikuan për këtë përzgjedhje.