Ermir Jonka

Ermir Jonka ka lindur në rrethinat e Korçës në 1994. Ai e quan veten më shumë çun Durrësi, pasi jeton aty që kur është ngritur në këmbë. Televizioni Italian dhe imitimet e personazheve të Cartoon Networks e bënë të zbulonte  talentin për të aktruar.
Ndërkohë që përfundonte Masterin për Aktrim në Universitetin e Arteve dhe krahas roleve në teatër e film, zhvilloi eksperiencat e para në TV dhe Radio si moderator në IN Tv me programin e teknologjisë “GeekRoom” dhe “Breakfast” në IN Radio.
Pas një shkëputje një vjeçare me angazhime artistike në Bruksel e Romë ai i rikthehet medias duke u bërë pjesë e Premium Channel dhe Radio Travel si moderator në emisionin e përmëngjesshëm “Boeing 104.6” .
Në Top Albania Radio ai vjen të japë çdo javë këndvështrimet e tij mbi teknologjinë, mënyrën si ajo po i jep formë së përditshmes sonë, zbërthimin e miteve rreth saj si dhe këshillat për rreziqet e mundshme.
Follow Ermir