Celebrities Pasò Sport

Ernest Gjoka: “Tirana bëri pak vetëvrasje!”

I ftuar ditën e sotme në “Paso” ishte Ernest Gjoka, ku nën moderimin e Denisit dhe Glentit ai bëri një analizë të detajuar lidhur me futbollin shqiptar dhe jo vetëm. Një trajner, specialist futbolli dhe një analist shumë i saktë dhe i aftë padiskutim, Gjoka ndër të tjera komentoi ndeshjen Tirana-Dinamo që pritet të zhvillohet.

Ndërkohë, ai u shpreh se në ndeshjen e kaluar, Tirana pati përgjegjësinë e saj në rezultat. Gjithashtu, Gjoka tregoi se Tirana nuk e ka luksin të ketë shumë rotacion. Ajo luajti me të njejtin formacion në të gjithë javën, ndërsa më tej Gjoka bëri deklaratën e fortë.

Tirana bëri pak vetëvrasje!

Megjithatë, analisti bëri edhe një vlerësim pozitiv lidhur me Tiranën, për të cilën u shpreh se është e qetë, dhe është treguar më dinake. Nga ana tjetër, lidhur me Dinamon, Gjoka u shpreh se një nga problemet është presioni që ka për të bërë gjithçka shpejt, edhe pse cilësinë e ka.

Një tjetër i ftuar në një lidhje telefonike ishte Redi Jupi, i cili për Partizanin, Tiranën dhe Dinamon u shpreh se që të treja janë me fanellë shumë të rëndë, por ai vetë më mirë e ndjen veten te Dinamo, ku edhe është rritur profesionalisht.

Në këtë episod të “Paso”, në mesin e shumë të ftuarve ishte edhe balerini i mirënjohur Gert Vaso, i cili si një fans i Manchester United bëri një analizë të gjendjes së skuadrës. Teksa ditën e nesërme do të mbahet ndeshja Manchester United me Manchester City, Vaso i pyetur se si mendon se do të përfundojë kjo ndeshje, ai është shprehur jo optimist për skuadrën të cilën pëlqen.