Pasò

Ervin Fakaj: “Vështirë të gjesh trajner për Tiranën, i ka prishur gjërat me duart e veta”

Ervin Fakaj i ftuar në “Paso” në prezantimin e Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbani ka folur për rikonfirmimet e trajnerëve të skuadrave në muajin shtator. Ai tha se në Shqipëri, logjika e të bërit gjëra është e çuditshme, prandaj është e vështirë të bëhen parashikime.

Një trajner që sipas tij, do ta ketë të vështirë rikonfirmimin është trajneri i Tiranës, Orges Shehi.

Besoj se e ardhmja e Shehit te Tirana ka më tepër përqindje të mos jetë. Shumë e vështirë për Tiranën të gjejë trajnerin ideal. Vetë njerëzit dhe ambienti e bëjnë të vështirë. Ata që e drejtojnë i kanë prishur gjërat me duart e veta.