Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Ervin Kurti: “Disa personazhe qëllojnë që… por ua pres në montazh!”

“Pardon My French” këtë episod ishte me të vërtetë i plotësuar me rikthimin e Jonidës në studio. Këtë herë së bashku me Elonën, pyetjeve të tyre ju përgjigjën Marjana Kondi dhe Ervin Kurti. Ky i fundit tregoi më shumë rreth projektit të tij më të fundit televiziv, ku aktorja e humorit është gjithashtu pjesë, “N’fermë”.

Fillimisht, intervista nisi menjëherë me një pyetje lidhur me jetën personale të tyre dhe gazetari nuk ngurroi të zbulonte se nuk ka askënd në jetën e tij.

Unë jam akoma në kërkim. Nuk e kam të mbushur zemrën, e kam më vetëm se kurrë.

Më shumë, ai foli se si lindi bashkëpunimi me Marjanën, e cila tanimë e drejton këtë emision krah Ervinit.

E mora në telefon në fund të gushtit. I thashë do të paraqes një projekt në “E Diell”, po nuk di se ku të gjej të ftuarit. Mua më tha çfarëdolloj gjëje që të bësh mua më ke. E zgjodha Marjanën, sepse është shumë e re në shpirt, në fizik. Është shumë njeri i dashur, nuk është një figurë e vulgarizuar, por e dashur për publikun. Ka ngelur një njeri me vlerë. 

Cilët janë personazhet që Ervini nuk do të donte t’i kishte më të ftuar dhe ato që do të donte të ishin pjesë e emisionit të tij? Gazetari gjithashtu zbuloi edhe një ‘sekret’ lidhur me ta.

Ka patur disa të ftuar që desh na ngelën në dorë. Nja dy-tre të ftuara. Nuk është se nuk u kënaqën, por unë nuk i lija të hanin bukë derisa të mbaronin xhirimet se pastaj nuk jepnin maksimumin. Kam ftuar Dafina Zeqirin, Elvanën po pres të më vijnë, po Elvana është në Gjermani te e motra për momentin. Shumica e personazheve qëllon që flasin me llafe të pista, por i pres në montazh.