Celebrities Ndryshe Politikë

Ervin Salianji komenton përplasjet e forta mes Berishës dhe Bashës në “Ndryshe”!

I ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte Ervin Salianji në një intervistë shumë të veçantë ku u shpreh për politikën dhe jo vetëm. I pyetur më së shumti lidhur me situatën në Partinë Demokratike dhe përplasjet e forta mes Berishës dhe Bashës, Salianji shprehet si më poshtë.

Jam brenda rrëmujës. Ka disa gjëra në politikë dhe Partia Demokratike sidomos nuk duhet të ketë kult individi, duhet të ketë disa parime dhe duhet të udhëhiqet nga meritokracia dhe nga vota. Ky ka qenë dhe qëndrimi im për ish-kryetarin. Humbi 1, 2, 3 herë…

I pyetur në lidhje me dorëheqjen e Bashës dhe sa vërtet ka ndodhur ajo, Salianji thotë:

Tani është në backstage dhe po përpiqet të lëvizë disa fije. Kjo është dorëheqja në Shqipëri, japin dorëheqje por nuk heqin dorë.

Por kur ka qenë hera e fundit që Salianji ka kontaktuar me Bashën?! Përgjigjen na e jep vetë ai në “Ndryshe”.

Pas kërkesës për dorëheqje nuk kam patur më komunikim, koha mund t’i ndryshojë gjërat, por i marrin gjërat personale, por politika është profesion që nëse nuk je i mirë, nëse nuk ia del, duhet të largohesh. Lidhet me interesat e qytetarëve dhe nuk mundet që unë të bie ndesh për të mbrojtur interesat personale.

Por i pyetur për një analizë në lidhje me trajtimin që Berisha po bën, dhe se cilat janë gabimet e tij, ja si shpehet Salianji.

Pjesa e rithemelimit nga Berisha duhet të krijojë kushtet e domosdoshme për garë, për t’u matur me votë. Ai tregoi që ka shumicën e mbështetjes në Partinë Demokratike por duhet të krijonte kushtet për garë të drejtë e të barabartë. Besoj që do të ketë kandidat të përbashkët vitin e ardhshëm të zgjedhjeve. Në Partinë Demokratike ka një pjesë që është pakicë që kërkon të ndajë dhunshëm PD për të krijuar një parti tjetër. Megjithatë, e përbashkëta e tyre është që votojnë kundër qeverisë të gjithë dhe kjo i bashkon deputetët e opozitës.